Aktori Gent Bejko i është bashkuar protestës së sotme që po mbahet në Tiranë. Më mijëra kanë mbushur sheshin dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Aktori Bejko bëri thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos heqin dorë deri në largimin e kësaj kaste politike.“Regjimi nuk ka ndryshuar. Duan të ju përçajnë, duan t’ju fusin lloj lloj plehrash. Ika nga Shqipëria se nuk doja të ja shisja shpirtin shenjtanit. Këta nuk mund të tallen me ne. Nuk mund të tallen me lotët e nënave, ndërsa nënat e tyre tregojnë varset e floririt. Ne nuk jemi të shitur, këta janë kanë shitur shpirtin shenjtani. Karagjoz që mendon se bën stend up me njerëzit e administratës. Këto kanë frikë se kush do na fusë në Europë. Ne jemi Europa, ne jemi evropianë. Pushojnë njerëz nga puna…Po nuk folëm ne kush do flasë…Ne duhet të flasim. Qëndroni bashkë”, tha ai.






