Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës turistike në parkun Shebenik-Jaballanicë vijon markimi i shtigjeve.
Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura, Elbasan shënjuan shtegun nga Ryeni-Piramida 1.5 km i gjatë, në zonën e Rrajcës, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik.
Sipas AdZM Elbasan, ky shteg ka vështirësi të lartë për ngjitjen e alpinistëve.
AdZM Elbasan fton të pasionuarit pas ngjitjes në mal të vizitojnë dhe shijojnë destinacionet natyrore dhe kulturore që ofron Parku Kombëtar Shebenik.
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë vijon të jetë një ndër destinacionet turistike të preferuara nga turistët vendas e të huaj edhe në stinën e vjeshtës. Në këtë park turistët kanë mundësi të shijojnë liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë-Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera.
/k.s/j.p/r.e/