Shqiptarët po jetojnë më gjatë. Nëse në vitin 1950 jetëgjatësia mesatare e një qytetari ishte 54.4 vite, tani ka arritur në 77.3 vite duke u zgjeruar kështu me mbi dy dekada.
Bashkë me jetëgjatësinë, në Shqipëri është rritur edhe mosha mesatare e popullsisë. Nga 34.2 në vitin 2013, mosha mediane e popullsisë ka arritur në 38.2 vjeç.
“Edhe ne po futemi në popullsinë që po plaket. Edhe ne nuk e kemi nga këto ritmet natyrore. Ne e kemi ekstra-natyrore si pasojë e migracionet. Dhe në emigracionit ikin moshat e reja”, tha mjeku Pilaca.
Sigurisht që të jetuarit më shumë është një lajm i mirë. Por e njëjta nuk mund të thuhet për rritjen e moshës mesatare. Organizata Botërore e Shëndetësie në programin e ri për Shqipërinë thotë se plakja e popullsisë do të vërë sistemin shëndetësor të vendit përballë sfidave të vështira financiare.
“Sa më i moshuar të jetë, aq më i rrezikuar është nga sëmundjet, nga një apo më shumë se aq. rrjedhimisht ai rrezikon të shtrohet në spital, të marrë ilaçe. të gjitha këto janë faktorë risku”, shtoi mjeku.
OBSH i këshillon qeverisë të rrisë financimet në drejtim të kujdesit shëndetësor me qëllim parandalimin e avancimit të sëmundjeve.