“Edi Rama, o tradhtar!”, “Rama ik!”, “Dorëheqje”, “Rama në burg!”.

Këto kanë qenë disa prej thirrjeve të lëshuara dje nga shqiptarët në Shtutgart të Gjermanisë. Shqiptarët në Gjermani janë përgjigjur thirrjes për t’u ngritur në protestë, në shenjë kundërshtie kundër projektit të Zvërnecit dhe jo vetëm.

Me flamuj në dorë, të veshur kuq e zi, shqiptarët në Shtutgart kanë protestuar për disa orë, ndërsa kryefjalë e fjalimeve të tyre ka qenë dorëheqja e Ramës.

© BalkanWeb

GEAM Sh.p.k