Nga Elbasani ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga PD me rastin e festave të Nëntorit, kryetari i grupit parlamentar të PD Luçiano Boçi ka komentiar edhe përgjimet që përfshijnë kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Boçi u shpreh për mediat se kjo nuk është hera e parë që emri i Ballës përmendet në përgjime.
Më tej Boçi komentoi edhe protestën që PD do të zhvillojë më datë 6 dhjetor duke e quajtur si një ditë të rëndësishme që liderët europianë kanë rastin të dëgjojnë shqetësimet reale të qytetarëve shqiptarë.
Në fund Boçi nuk kurseu edhe kritikat për qëverisjen lokale sa i takon mungesës së vëmendjes për të ndëruar figurat atdhetare të Elbasanit. Boçi tha se politika duhet të reflektoje mbi historine dhe nje memorial për firmëtarët e pavarësisë duhet të jetë patjetër në Elbasan./EGNATIA NEWS