Një çantë e dyshimtë ka alarmuar pasagjerët në terminalin e trageteve në Portin detar të Durrësit.
Lajmi konfirmohet nga policia vendore e Durrësit, ku bëhet me dije se kanë qenë forcat e sigurisë portuale që kanë konstatuar një çantë të zezë të braktisur, e cila ka qenë e dyshimtë dhe ka marrë vëmendjen e autoriteteve në port për verifikimin e saj.
Policia ka bërë me dije se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar pasi nga verifikimi rezultoi se brenda çantave nuk ndodhej asnjë element rrezikshmërie(konkretisht brenda tyre ndodheshin mallra ushqimore).
Në përgjigje të interesit tuaj ju informojmë se në ambientet e jashtme të terminalit të pasagjerëve, mëngjesin e sotëm, janë konstatuar dy çanta të braktisura. Forca e Sigurisë Portuale Durrës, bashkë me qentë e kufirit dhe agjentët e Drejtorisë vendore të policisë, kreu me përpikmëri verifikimin e tyre. Nga verifikimi rezultoi se brenda çantave nuk ndodhej asnjë element rrezikshmërie(konkretisht brenda tyrendodheshin mallra ushqimore).
Top Channel