Policia shqiptare është në kërkim të Amant Josifit, ish-këshilltarit të ministres Olta Xhaçka i akuzuar nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call centerat. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku tha se përveç kërkimeve brenda vendit, po punohet edhe me partnerët jashtë që ai të mos i shmanget përballjes me drejtësinë.Por përpara se autoritetet policore spanjolle ti jepnin goditjen kësaj skemë, mediat italiane kishin edenoncuar ekzistencën e saj që dy vite më parë.Por përpara se autoritetet policore spanjolle ti jepnin goditjen kësaj skemë, mediat italiane kishin edenoncuar ekzistencën e saj që dy vite më parë.
Nga marsi në dhjetor të 2020, mediat italiane denoncuan skandalin e mashtrimit ku ishte i përfshirë Amant Josifi.
Më poshtë ju sjellim një prej artikujve në mediat italiane.
“Milton Group i Kievit operon përmes një rrjeti qendrash thirrjesh: një në kryeqytetin ukrainas, një në Shqipëri, një në Gjeorgji dhe një në Maqedoninë e Veriut. Ka qindra operatorë dhe në çdo vend Milton Group ka gjithashtu miq, politikanë dhe zyrtarë të rëndësishëm. Qendra e thirrjeve në Tiranë, për shembull, menaxhohet nga Amant Josifi, një këshilltar zyrtar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes dhe partner biznesi me vëllain e kryeministrit Edi Rama. Josifi konfirmon se ka administruar disa Call Centera përpara se të merrte postin ministror, por thotë se nuk ka pasur kurrë ndonjë partneritet apo marrëdhënie tregtare me Milton Group”.
Ashtu si Jakub Keselman, CEO i Milton Group: ai e shpalli veten “Ujku i Kievit”, një referencë e qartë për spekulatorin e pashpirt të Wall Street të përmendur në filmin me Leonardo di Caprio. Në profilin e tij në Instagram shfaqen foto me makina luksoze dhe pushime të shtrenjta në vende ekzotike.
Në fillim të janarit, menaxherët dhe operatorët e Milton Group festuan rezultatet e vitit të kaluar me stil: një festë me temë “Great Gatsby”.
Luks, shampanjë dhe çmime për agjentët më të mirë. Shefit të tavolinës italiane i është bërë dhuratë një makinë. Për të paguar faturën, mijëra të mashtruar nga perspektiva e një fitimi të lehtë.