Edi Rama jep dorëheqjen” është kjo thirrja dhe mesazhi kryesor i kësaj protestë që ka nisur këtë të shtunë në orën 19:00 dhe vijon prej disa orësh. Pas organizimit te sheshi “Skënderbej” protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet për disa orë.
Ndryshe nga protestat e tjera, protestuesit, njoftuar se marshimi do të vijojë drejt Kryeministrisë. Gjithashtu paralajmëruan se mund të qëndrojnë gjithë natën. Diaspora shqiptare gjithashtu ishte pjesë e kësaj protestë duke e bërë edhe më madhështore.Mund të rrimë këtu gjithë natën dhe gjithë ditën deri sa ai të ikë”, kështu është shprehur një tjetër protestues.






