Resmi Shanaj është shpallur fitues i primareve të Partisë Demokratike në Mallakastër me 264 vota, ndërsa kandidati tjetër, Neim Bega ka marrë 69 vota. Resmi Shanaj pritet që të kandidojë për kryetar bashkie në Mallakastër në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.
Votimi për primaret filloi sot në orën 08:00 të mëngjesit dhe u zhvillua në ambientet e ish-kinemasë së Ballshit. Më herët Resmi Shanaj është zgjedhur edhe si kryetar i degës së Partisë Demokratike në Mallakastër, garë të cilën e fitoi përballë Astrit Xhafajt.
Para pak ditësh edhe ish-kryetari i Bashkisë Mallakastër në vitet 2015-2019, Agron Kapllanaj, prezantoi para demokratëve mallakastriotë kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ndërsa Partia Socialiste ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit në Mallakastër.
Mallakastra News