Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Presidentja i bëri thirrje BE-së që të lëvizë nga fjalët në vepra për sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës dhe bëri me dije se në fund të vitit Kosova do të paraqesë aplikimin për tu anëtarësuar në BE.
Osmani: Jam shumë e lumtur që gjendem në Tiranë, shpresoj që konkluzionet dhe deklarata do të shfaqin këtë përbashkësi të BE drejt një procesi të përshpejtuar drejt BE. Jam këtu si përfaqësuesja e vendit më pro evropian që ekziston. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovë. Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE.
Osmani theksoi se ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe nuk është vendi për dialog dhe negociata me s Kosovës dhe Serbisë./Abcnews.al/