Spanja është në çerekfinale. Ashtu siç pritej, beteja me Portugalinë ishte e jashtëzakonshme, me një ritëm të frikshëm, që zgjidhet vetëm në momentet e fundit nga klasi i Torres, që jep një pasim perfekt për Merinon dhe vulos fitoren 0-1 për Spanjën.
Eleminimi i Portugalisë nga Kupa e botës duket se shkatërroi edhe shpresën e fundit të qeverisë Rama për të ulur ritmin e protestës duke përdorur këmbët e Ronaldos.
Edhe pse Rama nxitoi të postonte një foto në orën 22:00 kur protesta ishte mbyllur dhe në shesh kishin mbetur vetëm disa persona sërisht fati tregoi se në anën e kujt ishte.
Fatkeqësisht opsionet e tifozëve shqiptarë për të mbështetur ekipet e tyre të preferuara në këtë botëror pakësohen me ikjen e Portugalisë.
Të vetmet shpresa për propagandë në arenat e fun zonë mbeten këmbët e Mesit, Mbappes dhe Haland.






