Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore. Ndërsa orët vijuese do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë