Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Rastet”, duke goditur disa raste të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në zonën e Lezhës.

Aksioni, i zhvilluar mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme, çoi në zbulimin e tre ambienteve në Milot dhe Laç, të përshtatura për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri.Në njërin prej tyre u konstatua edhe aktivitet i paligjshëm i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestruan 15 makineta, 3 tavolina pokeri, sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, para në cash dhe pajisje të tjera që shërbenin për këtë veprimtari.


Në pranga përfunduan tre shtetas, ndërsa një tjetër u procedua penalisht dhe një person u shpall në kërkim, të gjithë pronarë ose administratorë të ambienteve të përfshira.

Pas hekurave rane: Shkëlzen Preni, Dorjan Medha dhe Ylli Veseli. Në kërkim u shpall Pjetër Lleshi.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Rastet”.

Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Zbulohen në Milot dhe në Laç, 3 raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri. 

Njëri prej ambienteve, gjithashtu i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 15 makineta, 3 tavolina për lojën “Poker”, sasi lënde narkotike Kokainë, shumë parash, si dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Arrestohen 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 (pronarë dhe/ose administratorë të ambienteve).

Bazuar në informacionet e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për disa raste ku ishin përshtatur ambientet për zhvillimin e lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Rastet”.  

Gjatë operacionit u zbuluan 3 ambiente të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, dhe u konstatua se te njëri prej tyre gjithashtu përdoreshin dhe shiteshin lëndë narkotike. Konkretisht, për këto raste:

-u arrestuan shtetasit Sh. P., 21 vjeç dhe D. M., 33 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 61 vjeç, pasi në një lokal në Laç, në pronësi të shtetasit të proceduar, subjekt i cili dyshohet se bashkadministrohej nga 2 të arrestuarit, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;

-u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Milot, u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati;

-u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të tij, në Milot, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë në subjekte dhe në ambiente të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

GEAM Sh.p.k