KQZ ka propozuar gjobat për partitë politike që kanë abuzuar me fondet e fushatës në zgjedhjet e 25n prillit të viti 2021.
Sipas raportit të KQZ-së, të gjitha subjektet kanë shkelur ligjin dhe duhet të gjobiten sipas Kodit Zgjedhorit. E vetmja parti që është gjetur korrekte për shpenzimet elektorale është Partia e Lirisë
KQZ-së evidenton Partinë Socialiste si subjektin që duhet të marrë gjobën më të madhe, plot 55 milionë lekë të vjetër
Kjo, pasi siç thuhet në dokument “Partia Socialiste e Shqipërisë” ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore. Shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore. Sipas llogarive, PS e ka tejkaluar kufirin me 45 milionë lekë të vjetër.
Lista me shumat e gjobave e propozuara për secilën parti politike (Gjoba në lek të rinj)
PS 500 mijë + 5 mln lekë
PD 100 mijë plus 600 mijë
PDK 100 mijë
Lzhk 100 mijë
L. LEGALITRTI 500 mijë
PR 500 mijë
Lzhk 500 mijë
Balli Komb. Demokrat 500 mijë
Nisma Thurje 600 mijë
Bindja Demokratike 600 mijë
Lëvizja Demokratike 600 mijë
Psd 600 mijë
Balli Kombëtar 600 mijë