Një sipërfaqe toke në unazën jugore të Elbasanit është përfshirë nga zjarri këtë pasdite. Për shkak të intensitetit të flakëve zjarri është përhapur me shpejtësi duke bërë që në vendngjarje të mbërrinin 3 zjarrfikëse të cilat punuan me intensitet për vendosjen nën kontroll të flakëve. Gjatë zjarrit u ndjenë edhe disa shpërthime fishekësh duke bërë që për disa momente ndërhyrja e efektivëve të stepej për shkak të rrezikshmërisë.
Fatkeqësisht zjarri dogji një sipërfaqe me pemë frutore pranë një banese e cila arriti të mbrohej nga zjarrëfikësja dhe të mos prekej nga zjarri. Pas ndërhyrjes nga zjarrëfikësit situata u vu nën kontroll.
Policia e Elbasanit mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota por paraprakisht dyshohet se zjarri ishte aksidental .

GEAM Sh.p.k