Një shqiptar 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Veria të Greqisë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në shtëpinë e emigrantit janë gjetur 300 gramë kokainë, 30 mijë euro cash, dy peshor elektronikë 36 gëzhoja dhe pako me lëndë medicinale për falsifikimin e drogës .

Mediet greke raportojnë se personi në fjalë ka të shkuar kriminale dhe se është personazh i njohur për drejtësinë greke, kjo pasi ka vetëm pak kohë që është liruar nga burgu

39-vjeçari ishte dënuar në të kaluarën për trafikim të lëndëve narkotike./abcnews.