Sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake (NATO), Jens Stoltenberg, paralajmëroi se luftimet në Ukrainë mund të dalin jashtë kontrollit dhe se mund të shndërrohen në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s.
“Nëse gjërat shkojnë keq, ato mund të shkojnë tmerrësisht keq.”, ka thënë Stoltenberg.
“Është një luftë e tmerrshme në Ukrainë. Është gjithashtu një luftë që mund të përhapet në një luftë të madhe midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë për këtë çdo ditë për ta shmangur atë.”, shtoi ai.
Stoltenberg theksoi e është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin më shumë vende në Evropë dhe bëhet një luftë e plotë.
Kremlini ka akuzuar aleatët e NATO-s se janë bërë palë në konflikt, duke i ofruar Ukrainës armë, duke trajnuar trupat e saj dhe duke ushqyer inteligjencën ushtarake për të sulmuar forcat ruse.
Në komentet që reflektonin tensionet në rritje midis Rusisë dhe Perëndimit, Presidenti Vladimir Putin sugjeroi se Moska mund të mendojë për përdorimin e asaj që ai e përshkroi si “konceptin e SHBA-së për një sulm parandalues.”
“Duke folur për një goditje çarmatosëse,ndoshta ia vlen të mendohet për miratimin e ideve të zhvilluara nga homologët tanë amerikanë, idetë e tyre për të garantuar sigurinë e tyre,” tha Putin.