Turqia ashpërson masat antiCovid gjatë muajit të Ramazanit. Fundjava do të jetë karantinë totale, ndërsa ndalohen grumbullimet për iftar dhe syfyr.
“Gjatë muajit të Ramazanit të gjithë bashkë do të bëjmë pak sakrificë. Në këtë muaj të shenjtë do të jetë e ndaluar lëvizja gjatë gjithë fundjavës. Gjatë ditëve të punës qarkullimi ndalohet nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Lokalet do të funksionojnë vetëm me shërbimin delivery. Janë të ndaluara grumbullimet për iftar dhe syfyr.”
Nga masat e reja preken edhe xhamitë të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët. Muaji i agjërimit këtë vit nis në 12 Prill dhe përfundon në 13 Maj kur do të festohet Fiter Bajrami.
Në Turqi në 24 orët e fundit kanë dalë pozitiv me Covid-19 më shumë se 29 mijë qytetarë ndërsa kanë humbur jetën 153 persona.
(E.H/Faxweb.al)