Cmenden cmimet ne Gjirokaster ne kulmin e turizmit!
Një makiato kushton 150 lekë, një shishe ujë 100 lekë, ndërsa një birrë arrin deri në 500 lekë. Vizitorë dhe turistë të shumtë ankohen se çmimet janë bërë tepër të larta, jo vetëm në lokale, por edhe në hotele e bujtina.
Sipas turistëve, Gjirokastra po humbet konkurrueshmërinë si destinacion, pasi shumë prej tyre zgjedhin të qëndrojnë vetëm disa orë dhe më pas largohen drejt qyteteve të tjera. Çmimet e larta të akomodimit dhe shërbimeve po konsiderohen si një nga arsyet kryesore që ndikojnë në uljen e qëndrimit të turistëve në qytet. Ndërkohë, raportime të ndryshme tregojnë se çmimet e akomodimit në Gjirokastër gjatë sezonit turistik janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.
A po rrezikon Gjirokastra të humbasë turistët për shkak të çmimeve të larta? Kjo mbetet një pyetje që kërkon reflektim nga bizneset dhe institucionet lokale.
Përgatiti: Ami Ninna






