Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit për portin e ri të Durrësit, tha se ky projekt pritet të nisë zbatimin me çeljen e kantierit të Porto Romanos brenda vitit 2023. Sipas tij projekti i ri do të bëjë “që të gjitha rrugët e Ballkanit Perëndimor të të çojnë në Durrës”.
Ndër të tjera kryeministri u shpreh se një lajm shumë i rëndësishëm i samitit të BE-së në Tiranë ishte se korridori i 8-të është përfshirë zyrtarisht në rrjetin e infrastrukturës se qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së.
Rama: Falë grupit të inxhinierëve dhe analistëve të “Royal Haskoning DHV”, do të bëjë që të gjitha rrugët e Ballkanit Perëndimor të çojnë në Durrës. Rruga Egnatia, e ktheu Durrësin në limanin më të rëndësishëm të kohës në këtë anë të mesdheut. Sot jemi në shek e 21-të, jemi vonë sepse nëse do të shihnim me kujdes projeksionet e kompanisë, po të kishte nisur kjo punë 30 vite më parë, sot do të merrnim frytet. Ky port është një burim ndotjesh vizuale të paparnieshme. Synimi ynë është që porti i Durrësit të bëhet nyja strategjike e qarkullimit tregtar me perëndimin. BP, të gjitha vendet tona dhe vendet që u mblodhën në samitin historik nuk kanë shans të rritin volumet tregtare pa Durrërsin. Kjo di t’i japë këtij rajoni një fytyrë tjetër, Ky është një projekt e con bashkëpunimin e nisur në një nivel tjetër.Ne e kemi nisur këtë proces paralelisht me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën për hekurudhën dhe kemi mbështetur financiarisht studimin e vizibilitetit për portin e Thate të Prishtinës kemi punuar të bindim BE-në që të përfshijë korridorin e 8-të, i cili është bllokuar për dekada të tëra në marrjen e statusit pjesë e infrastrukturës europaine, në mënyrë që të ecim paralelisht me portin e Thatë.
Lajmi i rëndësishëm i samitit ishte se korridori i tetë, është i përfshirë zyrtarisht në rrjetin e Infrastukuturës së BE. Ne sot nënshkruajmë dokumentin me MV për portin e thatë të Strugës. Siç e thashë duhet të paguajë MV se ne Kosovën marrim përsipër. Ky projket do të jetë, projekti me standardet më të larta në hartim dhe një cilësi në gjithë procesin e garave që ka organizuar ministria e Infrastukturës. Porti i ri tregtar që në fazën e parë rrit 3-fish kapacitetin e përpunimit, gjë që është e pamundur me portin ekzistues. Ja ku jemi sot, që ne jo vetëm nuk u nisëm pas berihasë, por të kishim garancinë e plotë. Po të shohim fazën e parë të portit të ri që nis në pak javë, ajo fazë zhvillohet në një hapësirë që nuk prek portin tregtar ekzistues. Kontratat janë të garantuara 100%, operacioni ligjor nuk do të pengohet për asnjë subjekt.
Faza e parë, është 390 mln euro, ku 46% të investimit e ka qeveria dhe pjesa tjetër, 54% i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare. PPP-të nuk janë formula korruptive, por formula ekonomike. Gara do të jetë e hapur, por dihet se kush nuk do të hyjë në garë. Ne do të bëjmë transparencë të plotë për kompanitë që vijnë nga BE, SHBA. Cilado kompani që do të marrë përsipër operimin e portit, të jetë kompani që vjen nga një vend jo hostil. Ne kthejmë në një aset me vlerë të lartë, këtë port, duke e larguar nga zemra e qytetit, zhurmën, ndotjen. Holandezët janë më të mirët për të bërë këto punë, se janë më kërrnacët që njeh Europa. Jam i bindur se Rutte, do jetë i lumtur që ne të mirëpresim kompanitë nga Holanda për të hyrë në garën e Portit të Durrësit. E tha ministrja që në janar do të zhvillohet një forum transparentë për tu shpjeguar kompanive të gjithë projektin dhe të marrim sugjerimet e tyre në mënyrë që dokumenti të jetë një dokument tërësisht i hapur pasi është projekti më i rëndësishëm portual i Europës.