Për herë të parë në Cërrik është organizuar panairi i gjelit të detit . Një aktivitet i cili si synim kishte promovimin e këtij produkti.
Kur na ndajnë edhe pak ditë nga festa e fundivitit, simboli i të cilës është edhe gjeli i detit ky panair u mendua edhe si një formë reklamimi dhe mundësie për të shitur gjelat e detit nga fermerët e zonës të cilët thonë se janë ndër vitet më të vështirë për rritjen dhe mbashtrimin e tyre pasi produktet bujqësore që duhen për të ushqyer gjelat kanë pësuar rritje të konsiderueshme të çmimeve ndaj kosto e shërbimeve është shumë e lartë për ta.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe zv.Ministri i Bujqësisë i cili ndryshe nga fermerët thotë se ky është një biznes fitimprurës që është mbështetur nga qeveria me paketa financiare.
Në qarkun e Elbasanit këtë vit janë mbashtruar rreth 160 000 gjela deti. Sipas drejtorit të shërbimit veterinary vlerat e kësaj specie janë të shumta ndaj edhe kërkesat për gjel deti janë në rritje.
Aktualisht çmimi për kg i gjelit të detit në Elbasan varion nga 900-1000 lekë çka për një pjesë të mirë të njerëzve është e pamundur për tu blerë për shkak të të ardhurave të ulta që kanë./ Egnatia news