Erërat e forta gjatë orëve të natës kanë shkaktuar dëme në dekorin festiv të vendosur në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se korridori festiv i dekoruar me drita është rrëzuar si pasojë e motit të keq me erë të fortë dhe reshje të shumta shiu përgjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin duke shkaktuar dëme në disa zona.