Mes qindra pankartave dhe thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë, vëmendjen dje gjatë marshimit masiv në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e ka tërhequr prania e flamurit amerikan.
Qytetarët e shumtë protestuan përpara selisë së ekzekutivit e kanë valëvitur flamurin e SHBA-së krah atij kombëtar, si një simbol të mbështetjes dhe aspiratave të tyre demokratike.
Kjo pamje dëshmon qartë thirrjen e protestuesve drejt aleatëve ndërkombëtarë për të kthyer sytë nga kriza që ka përfshirë vendin.






