Refuzohët për herë të katërt ndryshimi i masës se sigurisë për ish gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha, e cila u arrestua muajin e kaluar.
Vendimi për mosndryshimin e masës u bë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, këtë të mërkurë, pavarësisht pretendimeve të gjyqtares, që kërkon lirinë për shkak se ka një fëmijë të mitur, dhe një djalë autik që kërkon kujdesin e saj.
Dy javë më parë, përveç masës së arrestit, Enkelejda Hoxha u shkarkua dhe nga KLGJ, për shkak se dyshohet se ka liruar disa personazhe të njohur të botës së krimit, në shkelje me procedurat ligjore. Vetë Hoxha i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa familja e saj pretendon që ajo ka qenë e ndikuar nga persona të tretë në dhënien e vendimeve.