Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë ditën e sotme. Ai dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al