Gjatë protestës së sotme kombëtare që po zhvillohet përpara godinës së kryeministrisë, ka marrë fjalën edhe gazetari Ismet Drishti. Përmes një fjalimi të mbushur me ironi dhe akuza të drejtpërdrejta, ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të pranishëm që të mos heshtin, por të flasin dhe të ngrenë zërin kundër klasës politike.
Drishti ka thumbuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj kritikëve, duke listuar me emra disa prej figurave të parlamentit që sipas tij kanë degraduar institucionet e shtetit.Duhet të flisni të gjithë ju. Dola sepse e shoh naltgjatësinë e tij që tallet me ata që flasin dhe thotë kush foli! E kush guxon ta thotë këtë? Guxon ta thotë këtë ai që ka nxjerrë me fol dhe të bëjë ligje në parlament Zegjinenë! Ai që ka vendosur në parlament Frida Krifcën që bëri akademinë e çobanëve!”, u shpreh Drishti nga tribuna e bulevardit.
Më tej në fjalën e tij, gazetari nuk ka kursyer as eksponentët e tjerë të mazhorancës dhe as emrat e veçantë të opozitës parlamentare, duke theksuar se qytetarët e thjeshtë në shesh kanë më shumë dinjitet dhe inteligjencë se sa personat që mbajnë karriget e deputetit.






