Shtatë persona u vranë të hënën në Ciudad Juarez, në veri të Meksikës , gjatë një operacioni policor për gjetjen dhe arrestimin e dhjetëra të burgosurve që u arratisën një ditë më parë në një bastisje burgu nga persona të armatosur që la 19 të vdekur , njoftuan autoritetet.
Bastisja e së dielës në burgun Cereso 3 në Juarez, në kufirin me SHBA-në, në përpjekje për t’i shpëtuar një bosi droge , rezultoi në vdekjen e 19 personave dhe arratisjen e 25 të burgosurve , sipas një numri të viktimave të publikuar nga autoritetet. .
Ministri i Mbrojtjes Luis Crescencio Sandoval sqaroi më herët, gjatë një konference për shtyp, se dhjetë roje , shtatë të burgosur dhe dy sulmues humbën jetën . Pesëmbëdhjetë persona të tjerë, një punonjës i burgut dhe 14 të burgosur, u plagosën, ndërsa pesë nga personat e armatosur që kryen sulmin u arrestuan.
Midis të arratisurve është një udhëheqës bande aleate me kartelin Juarez në luftën e tij me kartelin rival Sinaloa, dikur i drejtuar nga Joaquin “El Chapo” Guzmán , i cili po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA.
Ernesto Alfredo Piñon është “kreu i një organizate kriminale, i njohur gjithashtu me pseudonimin ‘El Neto’”, shpjegoi Ministrja e Sigurisë Rosa Isela Rodríguez gjatë së njëjtës konferencë për shtyp. Ai është lideri i bandës Los Mexicles.
Pas hekurave që nga viti 2009, ai është dënuar me më shumë se 200 vjet burg për rrëmbim dhe vrasje, sipas prokurorëve në shtetin e Chihuahua. Persona të armatosur kishin tentuar ta lironin gjatë transferimit të tij. Ai ishte plagosur në atë sulm.
Bastisja nga personat e armatosur, të cilët mbërritën me makina të blinduara, u zhvillua në orët e para të së dielës, teksa familjet e të burgosurve prisnin të hynin në burg për të vizituar të afërmit në Vitin e Ri.
Burgu, i drejtuar nga qeveria shtetërore në Chihuahua, ka qenë skena e përleshjeve dhe trazirave të përsëritura të të burgosurve, një prej të cilave la 20 të vdekur në mars 2009. Ishte një nga më vdekjeprurësit në historinë e vendit . Në gusht 2022 , një përplasje mes anëtarëve të bandës rivale atje rezultoi me vdekjen e tre të burgosurve.
Ditën e hënë, policia po kërkonte të arratisurit dhe anëtarët e tjerë të grupit që kreu sulmin. Ciudad Juarez, i cili fqinjë me qytetin amerikan të El Pasos , është një qendër me rëndësi strategjike për sa i përket trafikut të drogës me destinacion tregun amerikan.
Sipas shifrave zyrtare , Meksika ka regjistruar mbi 340,000 vrasje.të cilat në masë dërrmuese i atribuohen bandave, që nga fillimi i ‘luftës kundër drogës’ të diskutueshme , ku përfshiheshin forcat e armatosura, në dhjetor 2006.