Një ofiçinë për lyerje makinash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Saver të Lushnjës, ku janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Bëhet me dije se brenda në ofiçinë kanë qenë një numër i madh makinash gati për lyerje, të cilat janë përfshirë nga flakët.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit në ofiçinë, ndërsa Policia ka nisur hetimet pasi dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.