Kryetari i PD Elbasan Blendi Himçi ka bere denoncimin e rradhës.
Dita ditë që ikën, sjell një akt të ri paligjshmërie dhe papërgjegjshmërie nga kryebashkiaku në ikje i Elbasanit dhe vartësit e tij!
Frika për abuzimet që kanë bërë në gjithë këto vite dhe dëshira për të mbajtur me çdo kusht një institucion që e ka lënë qytetin në vendnumëro, po i detyron të zhyten në paligjshmëri pa pyetur për pasoja.
Ky është formulari që drejtorët e Bashkisë po i shpërndajnë vartësve në shërbim të patronazhimit dhe presionit të administratës këtë formular për të mbledhur vota për Gledin në ikje. A mund të ketë turp më të madh për një drejtues institucioni se të detyrojë në dëshpërim punonjësit të premtojnë vota?
Je i pashpresë Gledian! Elbasani po pret me padurim 14 majin të të ndërshkojë me votë ty dhe Partinë Socialiste! Keni 16 vjet që abuzoni me besimin e një qyteti dhe ka ardhur momenti t’i themi boll kesaj maskarade.
Partia Demokratike dhe juristët e saj po ndjekin me kujdes dhe po dokumentojnë çdo akt patronazhimi, presioni, infkuence ndaj administratës për të mbledhur vota për PS. Partia Demokratike ka gati.disa padi për zyrtarë të Bashkisë Elbasan të cilët shfaqen në mesazhe telefonike dhe brenda institucioneve që drejtojnë duke u imponuar përmes formularëvr të patronazhimit.
Askush nuk ka asgjë me punonjësit e administratës që i kanë shërbyer me integritet detyrës që kanë mbajtur! Patronazhistët dhe drejtorët e patronazhimit shumë shpejt do të japin llogari para institucioneve të drejtësisë.
Kur të jeni atje, as Gledi në ikje s’do mund të bëj asgjë për tju shpëtuar! Sepse siç është edhe tradita e socialistëve miqtë i shesin të parët!