Një 23-vjeçar është vënë në pranga pasi është vetëplagosur me armën pa leje. Bëhet me dije se 23-vjeçari nga Thumana është vetëplagosur në këmbë në automjetin e tij tip ‘Benz’.

Ndërkohë tre persona të tjerë janë arrestuar pasi tentuan të vjedhin një lokal në Lezhë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Lezhë, duke vjedhur me thyerje një lokal në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Njoftimi:

DVP Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tentuan të vidhnin në një lokal, por falë veprimeve të shpejta të Policisë, arrestohen në flagrancë 3 autorët.

Në pranga dhe një 23-vjeçar, për “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë benë arrestimin e shtetasve I. B., 37 vjeç, P. A., 16 vjeç dhe E. D., 32 vjeçe, banues në Shkodër.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Lezhë, duke vjedhur me thyerje një lokal në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë u bë arrestimi i shtetasit R. G., 23 vjeç, banues në Thumanë.

Ky shtetas është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, në automjetin e tij tip “Benz”. Aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit tip “Ruger” me një krehër me 5 fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(R.G/Faxweb.al)