Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në periferi të Kievit.
Shefi i Policisë Kombëtare Ihor Klymenko tha se nëntë nga të vdekurit ishin në bordin e avionit, i cili u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese banimi në periferinë lindore të Brovary.
Ministri i Brendshëm ukrainas, zëvendësi i tij dhe një tjetër zyrtar ishin në mesin e 16 viktimave
Dy nga të vrarët ishin fëmijë. Sipas raporteve, 22 persona janë shtruar në spital duke përfshirë 10 fëmijë.
/abcnews.al