Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso iu përgjigj ashpër përfaqësuesit të PS Eridian Salianji në mbledhjen që po zhvillohet në KQZ për fletën e votimit.

Salianji tha se është më e përshtatshme një fletë me numra pasi, thjeshton procesin e votimit dhe të numërimit.

Por Ivi Kaso tha se kjo është një kërkesë e pakonceptueshme sipas tij “nga dashnorët e listave të hapura”, që sipas tij tani kërkojnë të fshehin kandidatët pas numrave.

Ivi Kaso: Nuk mund të fshihen kandidatët pas nr. Kolegu nga PS bëri analogji, jemi 25 ditë para zgjedhjeve dhe do ecim me këtë kod, dhe tani këto standarde duhet ti zbatojmë.

Kjo është një pikë e pakonceptueshme, për ne, që thotë të hapen lista, tani të fshihen kandidatët pas numrave nga dashnorët e listave të hapura, pra propozimi me emër mbiemër për ne është i pranueshëm, sic e tregoi dhe sondazhi i KQZ, 79 përqind në krahasim me të tjerët.

Top Channel