Kandidati I Bindjes Demokratike për Elbasanin Erion Murataj  ishte në një takim me banorët e fshatit Probat të bashkisë së Elbasanit ku u njoh nga afër me gjendjen në të cilën jetojnë ata . Gjatë bashkëbisedimit me të banorët I treguan Muratajt se në këtë fshat nuk është venë dorë kurrë për të sjellë qoftë edhe një investim. Për të mberritur në Probat rruga është një sfidë më vete pasi ajo është hapur nga banorët dekada më parë dhe e  tillë ka mbetur. Njëri nga banorët shprehet se jeta në fshat është bërë shumë e vëshirë pasi mungojnë investimet dhe kjo po bën që dita ditës banorët të largohen e fshati të braktiset.

“Unë kam lindur këtu dhe sot jam 81 vjeç.Nuk mbaj mend që këtu të jetë bërë gjë sa jam unë. Kanë ardhë deputet të shumtë kur kanë qenë zgjedhjet por veç premtimeve nuk kanë bërë asgjë. Ne kemi shumë problem rrugën ,ajo ka qënë këerkesa jonë e vazhdueshme por që asnjëherë nuk u investua. As ujë të pijshëm nuk kemi.Copa-copa edhe dritat. Shtyllat e vjetra sa fryn erë ose rrëzohen ose këputen. Tani kanë filluar të vijnë prap ata të vjetrit të na kërkojnë votat por nuk e kuptoj si kanë fytyrë vij në fshatin tonë kur ne I këmi provuar dhe na kanë zhgënjyer çdo vit nda shpresat I kemi tek ju të rinjtë.Ishalla po e sillni ju ndryshimin”

Kandidati Erion Murataj nga ana e tij ra dakort me banorët e Probatit se politikanët e vjetër tashmë janë të sprovuar dhe I kanë dhënë provat mbi efikasistetin e tyre ndaj i ftoi ata që të votojnë Bindjen Demokratike e cila ka edhe një program të mirëfillte për zhvillimin e bujqësisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Në këtë takim Murataj shoqërohej edhe nga kandidati tjetër i Bindjes Demokratike për Elbasanin Erjon Toçi.

Egnatia News