Reshjet e dendura të shiut që kanë sjellë dhe përmbytjen e 1000 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit në Shkodër.

Bëhet me dije se pjesa më e madhe e Njësisë Administrative Velipojë është pa energji elektrike.

Kërkohet një mjet ushtrie i kalueshmerisë së lartë në rrugën e Obotit , së bashku me 4 forca ushtarake.

E plotë:

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 19.01.2023

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m.

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.85 m me një rritje prej 23 cm me orën 19:00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkine Shkoder është 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme në njësinë Administrative Ana e Malit.

Fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike.

Pjesa më e madhe e Njësisë Administrative Velipojë është pa energji elektrike.

Rruga e Obotit e kalueshme vetëm me mjete të larta.

Fshati Obot është pa energji elektike.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Kërkohet një mjet ushtrie i kalueshmerisë së lartë në rrugën e Obotit , së bashku me 4 forca ushtarake.