Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme ne qytetin e Lezhës.
Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga rreshjet e shiut me intensitet të lartë në të mesëm që nga ora 05:00 e mëngjesit, të shoqëruara dhe me erëra të fortë deri në nivelin e një tufani. Përmbytjet në disa lagje të qytetit kanë vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
Nga ora 6:00 ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në hidrovorin e Tales, si pasojë e dëmtimit të linjës elektrike nga era e fortë. ./egnatia news