Policia e Shtetit ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjetve të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore me qëllim prandalimin e aksidenteve, të vendosin rripin e sigurimit dhe mos kryejnë parakalime të gabuara.
Po ashtu thuhet se shërbimet e policisë rrugore janë të gatshëm për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje.
Njoftimi i Policisë:
Moti i keq në vend, shërbimet e Policisë në terren dhe në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, për të menaxhuar trafikun dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Në gatishmëri janë edhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Gjithashtu, SPZ-të janë shpërndarë në zona dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave dhe me administratorët e njësive adminstrative.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar, për shkak të motit të keq.
Të gjitha rrugët monitorohen nga makinat inteligjente, radarët automatikë dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.