Këshilli i Evropës sot do të diskutojë për tensionet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Diskutimi për Kosovën dhe Serbinë do të nis nga ora 11:00.
Gjatë këtij sesioni i cili do të nis sot dhe do të zgjas deri më 27 janar 2023, do të ketë fjalime edhe nga kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdóttir dhe Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Por, tema kryesore është një debat urgjent mbi aspektet ligjore dhe të të drejtave të njeriut të agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, me pjesëmarrjen e Oleksandra Matviichuk, Kryetare e Qendrës për Liritë Civile, laureate e Çmimit Nobel për Paqen 2022.
Kjo do të jetë ndër pikat kryesore të seancës plenare të dimrit.