Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjen që ka pasur me Kryeministrin Edi Rama. Po ashtu Berisha tha se tha se Rama ka lidhje të ngushtë me McGonigal, ndërsa ky i fundit ka lidhje të ngushta me Rusinë.
Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi,- u shpreh Berisha
Berisha:“Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri
Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork.
Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal.
Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi.
Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në Europë. Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon: Jam krenar me miqësinë që kam me të!”