Për të tretën herë prokurorët belgë kanë mbërritur në Prokurorinë e Elbasanit.
Burime pranë Prokurorisë së Rrethit bënë me dije se arsyeja e mbërritjes në Gjykatën e Elbasanit janë marrja e informacionit lidhur me disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Belgjikë ku janë përfshirë autorë nga Elbasani.
Në maj 2021 tre hetues, së bashku me prokurorë dhe përfaqësues të ambasadës, kanë kryer takime intensive me zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorisë në Elbasan.
Qëllimi ka qenë mbledhja e informacioneve për Arjan Spahiun dhe aktivitetin e tij në Elbasan dhe jo vetëm, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e motive të ekzekutimit të tij.
Në prill të vitit të kaluar një tjetër grup mbërriti në Elbasan ku në fokus të diskutimeve ka qenë atentati ndaj Nuredin Dumanit mbrëmjen e 29
Janarit në zonën e Papërit dhe arrestimi i tij në Fier disa orë më vonë.
Belgët kanë kërkuar përgjigje për disa pyetje që lidhen me të shkuarën e Nuredin Dumanit, për të hedhur dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale ku ai rezulton i përfshirë.
Ende nuk është e qartë arsyeja e mbërritje këtë fillim viti e një grupi tjetër prokurorësh, por në fokus mbeten ngjarjet kriminale ndodhur në belgjikë dhe lidhja e tyre me Elbasanin.