Policia e Bulqizës ka vënë në pranga shtetasin K.T, 58 vjeç si dhe shpalli në kërkim dy djemtë e tij, shtetasit F.T dhe A.T banues në fshatin Zogje.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në banesë të shtetasit K. T., gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe 4 armë të ftohta (thikë).

Dy vëllezërit  F. T. dhe A. T., janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë dhe kur ka shkuar  punonjësi i Policisë së zonës për të sqaruar rrethanat e konfliktit, babi i dy vëllezërve ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia.

Ora news