Fundjava pritet të jetë nën ndikimi kushteve atmosferike të qëndrueshme, por më të ftohta.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë zonave Juginore.
Era do të fryjë nga drejtimi Verior me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.
Për temperaturat shihni hartën e mëposhtme: