Rruga nacionale Ballsh- Fratar është e amortizuar pothuajse në të gjithë gjatësine e saj, me gropa e carje të rënda.

Në disa vende të caktuara mjetet jane të detyruara të presin pasi për shkak te shkarjes apo demtimeve serioze, rruga është e kalueshme vetëm ne nje drejtim te saj.

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojne shpesh në këtë segment rrugor thone se rruga është e pamirëmbajtur që nga vitet 90- te teksa theksojne se ndihen të braktisur e të harruar jo vetem nga pushteti lokal por dhe ai qendror.

Sipas tyre prej tre dekadash segmenti prej 20 km Ballsh- Fratar, eshte lënë në mëshirë të fatit sidomos pas ndertimit te autostrades Levan- Tepelene.

Është një fatkeqësi për ne, unë lëviz përditë, e tregojnë vetë faktet, taksat ua paguajmë të gjitha shtein tonë dhe kemi ku jemi. Këtu është zero. Jetojmë në qiell të hapur.  

Kjo është rruga më e keqe, po do të shkatërrosh makinën. Në këtë gjendje që në vitin 90, ka gropa ujëra, shkarje. I ka të gjitha”-shprehen ata.

Drejtuesit e automjeteve shtojnë gjithashtu se amortizimi i rruges shkakton kosto per xhepat e tyre teksa theksojne se ky segment është jetik per banoret e fshatrave te 4 njesive administrative qe i lidh me qytetin e Ballshit.

fax