Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka folur shkurtimisht për media pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Cani tha se është i gatshëm të paraqitet sa herë që ta thërrasin në SPAK dhe të thotë gjithmonë të vertetën.

Pavarësisht pyetjeve të vazhdueshme nga gazetarët, Cani nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje se për çfarë është marrë në pyetje nga SPAK, pasi është shprehur se ka firmosur një shkresë për sekretin hetimor.

“Se çfarë kam shkruar, lexuar e firmosur jam i gatshëm të paraqitem sa herë që të më thërrasin. Të paraqitem për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Une e pres ligjin, të vërtetën dhe rregullat” tha Cana jashtë ambienteve të SPAK.