Mijëra protestues janë mbledhur sot në ditën e pestë të protestave kundër ndërtimeve në Nartë dhe Vjosë.
Përpara kryeministrisë një prej protestuesve u shpreh se nëse kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Sali Berisha janë dakord që protesta është e gabuar, atëherë ajo është në drejtimin e duhur.
“Nëse Rama dhe Berisha bien dakord që ne jemi duke gabuar, atëherë jemi në drejtimin e duhur. Në këtë vend që e ka bekuar Zoti, me bukuri e pasuri natyrore, në 35 vjet as ujë të pijshëm nuk kemi. Rama në burg, Berisha në burg”, u shpreh ai.






