Putin mund të dërgojë plot 500,000 mijë ushtarë në Ukrainë, në 24 shkurt, që është edhe data kur mbushet plot një vit nga pushtimi që ka lënë mijëra të vdekur dhe qindra-mijëra të plagosur apo të shpërngulur nga banesat e tyre.
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se Moska ka mobilizuar mijëra trupa të reja dhe se “mund të tentojë diçka” në një vjetorin e pushtimit.
Rezinkov tha se deri tani Rusia ka mbledhur deri tani gjysmë milionë ushtarë dhe mund të nisë një ofensivë të re.
Në një vit luftë, Rusia ka arritur të pushtojë territore të konsiderueshme në lindje të Ukrainës, por duke pësuar dëme të mëdha si në ushtarë dhe mjete luftarake.
Qindra tanke, avionë dhe sisteme të tjera të avancuara janë shkatërruar apo kapur nga ushtria ukrainase. Ndërsa Ukraina pretendon se numri i ushtarëve rusë të vrarë i ka kaluar 100 mijë.
Me mobilizimin e fundit, siç dëshmoi edhe një dezertor i ushtarëve me pagesë “Ëagner”, Rusia po përdor taktika barbare duke u munduar ta mposhtë ushtrinë ukrainase duke e tejkaluar në numër. Për këtë arsye ai ka deklaruar se ushtarët rusë dërgohen si “mish për top” dhe pa asnjë strategji.