Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar.
Presidentja theksoi se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje, dhe se dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona, raporton Telegrafi.
“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar.
Presidentja ka thënë se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje, dhe se dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona”, thuhet në njoftim.