Tre persona me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë nën rrënoja, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës.
Sipas “Euronews” mësohet se bëhet fjalë për një familje shqiptare, për dy prindërit dhe djali i tyre, ndërkohë identiteti i tyre ende nuk dihet.
Ata janë gjetur në qytetin e Kahramanmarash një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik.
Deri më tani lidhur me këtë lajm nuk ka asnjë reagim nga autoritetet, më herët ambasadori shqiptar në Turqi Kastriot Robo, tha se numri i shqiptarëve në ato zona të prekura nga tërmeti është i vogël.
Gjatë orëve të fundit bilanci i viktimave është rritur, ku deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar mbi 9500. Në Turqi janë 6,957 viktima të konfirmuara dhe në Siri 2,547, gjithsej 9,504.