Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha sot se qeveria është e gatshme të reflektojë dhe të jetë kritike ndaj vetes, por jo të ndërpresë mandatin për shkak të një ngjarjeje të vetme.
Gjatë një komunikimi për mediet pas mbledhjes së qeverisë teksa u pyet në lidhje me protestat e vazhdueshme të qytetarëve, Gonxhja tha se kërkesat për dorëheqjen e të gjithë qeverisë nuk marrin parasysh përgjegjësitë që mazhoranca ka ndaj qytetarëve dhe mandatit të marrë përmes votës.Gonxhja nënvizoi se Shqipëria ka kaluar me sukses sfida të mëdha si tërmeti dhe pandemia, ndërsa shtoi se vendi sot është “më mirë se kurrë më parë”. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se nuk ka probleme, por nuk justifikon, sipas tij, “hedhjen poshtë të gjithçkaje që është bërë ndër vite” apo vënien në diskutim të mandatit të sapokonfirmuar nga zgjedhjet e majit 2025.






