Djali i ish-kryeministri Sali Berisha thotë se me Dorian Duçkën nuk e lidh asgjë. Shkëlzen Berisha reagon pas një fotoje “të rrjedhur” pasditen e sotme në media, ku ai shfaqej në një avion linje bashkë me ish-këshilltarin e Ramës të përmendur në dosjen McGonigal.

“Sidoqofte per te sqaruar opinionin me duhet te theksoj se, ne ndryshim nga Rama dhe sekseret e tij, une nuk udhetoj ne avion privat dhe per rrjedhoje ne nje avion linje, njelloj si ne nje  urban publik, udhetaret dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot une.

Qellimi i udhetimit tim te bere para disa vjetesh, nuk ka pasur asgje te perbashket me sekserin e Rames pervec ulëses afer ne avion dhe insistimit te tij per te bere nje selfie, si shume te tjera, qe me kerkohen nga njerez te njohur dhe te panjohur”, shkruan Berisha ndër të tjera.