Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter i ka lëshuar një mesazh të fortë qeverisë në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 Prillit. Kim i kërkon autoriteteve shtetërore që është detyrë e tyre që të sigurojnë zgjedhje të drejta dhe transparente.
“Kujtesë: Është absolutisht kritike për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë – në fakt dhe nga perceptimi – të drejta, me kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte një dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë“, shkruan Kim në Twitter.